Rama batuta teksa u jep çelësat e shtëpive 2 familjeve në Durrës: Futu me të djathtën se për këto raste duhet, kurse e majta gjithë kohës! Jepi ëmbëlsirë Ahmetajt se ai është i hidhur

17 Nëntor 2020, 17:02| Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 15:14

  • Share

Kryeministri Edi Rama, u ka dorëzuar çelësat e shtëpive të rindërtuara pasi u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, 2 familjeve në Xhafzotaj në Shijak.

Gjatë inspektimit të shtëpive të reja Rama ka lëshuar edhe batuta, ku teksa është futur në njërën shtëpi i ka thënë të zonjës që hapi derën që të hyjë me të djathën, duke theksuar se ajo vetëm për këto raste duhet, ndërsa me të majtën duhen të jenë gjithmonë.

"Futu me të djathtën. E djathta vetëm për këto raste duhet kurse e majta gjithë kohës", tha Rama.

Një tjetër batutë e ka bërë edhe me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj, i cili e ka shoqëruar gjatë kësaj vizite. Kur zonja e shtëpisë i ka thënë që të marrë një ëmbëlsirë, Rama ka lëshuar batutën e rradhës duke  thënë që ëmbëlsirën t'ia japë Ahmetajt se ai është i hidhur.

"Jo se na mbytët me ëmbëlsira. Këtij jepi se ky është i  hidhur ne të tjerët jemi të ëmbël vetë. (për Ahmetajn)", tha ai.

Deri përpara vitit të ri do t'u dorëzohen çelësat e shtëpive 300 familjeve të kësaj zone.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kalsiander: 18/11/2020 10:02

    Pershendetje Revolucionare! Revolucion ja ke kput kot! Këtu në Britani në qoft se ti nuk e ke siguruar banesën apo shtëpin e aq më keq nqs nuk ke siguracion për jetën dhe humbet punën dhe nuk ke mundësi që të paguash bankën....... mendon zotrrote që do ta paguaj qeveria me parat e taksapaguesve!!?? Harroje, thjesht je në qiell të hapur. Pra kjo që ka bërë dhe do bëj kjo qeveri me pasojat e tërmetit është për tu vlersuar. Jepi Çezarit atë që i takon! Sikur të gjitha qeverit e mëparshme të kishin punuar sa kjo qeveri atëher nuk do jemi këtu ku jemi por diku më pran EU ku inspirojm të integrohemi. Edhe një herë Tung Revolucionare!

    Përgjigju
  • Revolucion: 17/11/2020 17:46

    Te punoit 10% sa punojn vendet Europiane si Hollanda,Norvegjia,Suedia,Gjermania nuk do kishit kohe te shkonit tbenit Spektakel me hallet e njerezve, per 1 shtepi qe e keni per detyre te jau rindertoni.. Jeni fatkeqsi edhe hallet e kti populli do ju perndjekin brez pas brezi! Fares tuaj duhet tju hedhim kripë te varri...

    Përgjigju
    • Hollanda: 18/11/2020 08:38

      Pershendetje "Revolucion". Une nuk di se ku banoi ju i nderuar, po di te ju them nje gje, nese ne Gjermani, Hollande apo kudo ne EU,te prishet shtepija ose dhe qfaredo fatkeqsie natyrorete ndodhe, shteti nuk te detyrohet asgje, nese je i siguruar...te paguan sigurimi, nese jo.........ngrohu ne diell......klm

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?