Rama baste me qytetarët: Po gjete biletë më shtrenjtë se 19 euro te WizzAir do ta paguaj unë, në të kundërt do kërkosh falje publike! Ta mban?

4 Shkurt 2022, 16:02| Përditesimi: 4 Shkurt 2022, 16:12

  • Share

Kompania WizzAir ka nisur sot fluturimet në aeroportin ndërkombëtar “ZAYED- Flatrat e Veriut”, në Kukës me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, 2 qytete në Gjermani dhe Zvicër, fillimisht nga dy herë në javë. Bileta 19  euro e avionit duket se nuk ka bindur qytetarët shqiptarë, të cilët i kanë komentuar kryeministrit në facebook. Kjo nuk është kaluar nga Rama, i cili ka bërë edhe baste publike me qytetarët duke u thënë se nëse e blejnë biletën më shumë se 19 euro, atëherë do ua paguaj ai biletën, në të kundërt do të duhet të kërkojnë falje publike.

 "Mirë dakord, futu në faqen e WizzAir, merre një biletë për ku të duash dhe po qe se është 20 euro e lartë unë do të ta marr me dyfishin e çmimit që do paguash, përndryshe ti do ta publikosh këtu me një kërkesë ndjese dhe pastaj falja ndonjë miku nga Kukësi a nga Kosova, se nuk të takon ta përdorësh. Ta mban?" shkruan Rama.

 


Lajmi kryesor:

‘Wizz Air’ nis nga maji fluturimet nga Aeroporti i Kukësit! Rama, Balluku e Spiropali sot në udhëtimin përurues: Heqim taksën e kufirit, ulim çmimet (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?