Rama bashkëbisedim me banorët e Vlorës: Meta nuk është president, e përdor institucionin për partinë e të shoqes! Leskua pi raki e del e flet përçart

19 Shkurt 2021, 09:03| Përditesimi: 19 Shkurt 2021, 15:37

  • Share

Kryeministrin Edi Rama, i shoqëruar nga edhe nga drejtuesi politik i PS-së në Vlorë, Damian Gjiknuri ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me qytetarët.

Nga Vlora, Rama ka folur për një sërë projektesh në Vlorë, ku ndër to ishte edhe ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, ku kreu i qeverisë tha se do të krijojë një numër të madh vende pune, por edhe do të sjellë shumë konsumatorë në vend.

Sakaq kreu i qeverisë, shtoi po ashtu se brenda 3 muajve do të hapet kantieri i ndërtimit për Portin e ri të Vlorës. Më tej Rama theksoi se rruga e Lumi të Vlorës dhe rruga e Selenicës, ndërtimi i të cilave tashmë po bëhet realitet nga qeveria.

Rama u ndal duke folur edhe per aktualitetin politik, ku sulmoi presidentin Ilir Meta, duke thënë se ai po shpërdoron atë institucion për ndërmarrjen politike që drejton formalisht e shoqja.

Sakaq Rama , po ashtu ka ironizuar edhe Bujar Leskajn, i cili është drejtuesi politik i PD-së në Vlorë, ku tha se Leskua i Vlorës ka filluar tani të merret me urën, por sipas Ramës populli nuk i beson më.

VIDEO/Bashkëbisedimi i plotë

Ora 10:51
Rama: Në fund të mandatit të tretë Vlora do të ketë ujë 24 orë

 

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Vlorë, u shpreh se u shpreh se në përfundim të mandatit të tretë, Vlora do të ketë ujë 24 orë. Ai u shpreh para qytetarëve të qytetit bregdetar se çështja e ujit është vënë drejt zgjidhjes.

“Leskoja do ju duket socialist çfarë pakënaqësish kam unë për Bashkinë e Vlorës, por do ju dukem demokrat çfarë pakënaqësish kam unë për qeverinë e PS-së. Ama të gjitha këto pakënaqësi janë legjitime në një pjesë të tyre, jo se nuk janë të drejta. Është legjitime të thuash “ça diskuton ti ne s’kemi ujë akoma”. Është legjitime, por është një pakënaqësi që duhet adresuar me logjikë. Vlora kurrë nuk ka pasur ujë 24 orë. Sot kantieret janë në punë për të rritur furnizimin me ujë dhe ka përmirësime në zona të caktuara sipas blloqeve ku është investuar dhe po investohet. Blloku i fundit i investimeve është siguruar. Faktikisht çështja e ujit ekziston sot, por ama është vënë në rrugën e zgjidhjes. Nuk flasim për plane si tramvaji që do bënte Luli në Tiranë. Brenda një periudhe disa vjeçare Vlora do ta ketë këtë gjë. Në përfundim të mandatit të 3 Vlora do të ketë 24 orë ujë, është fakt. Sot perspektiva është konkrete dhe nuk është pas 30 vjetësh, por pas 3-4 vjetësh”, tha Rama.

Ora 10:41
Sektori i turizmit, Rama: Ky sezon ishte një provë, hapja e kufirit me Kosovën bëri që hotelet të jenë plot, e kemi bërë TVSH-në 6%

 

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Vlora se për sektorin e turizmit qeveria e ka ulur TVSH-në me 6%. Rama po ashtu tha se sezoni i kaluar ishte një provë, por hotelet ishin plot për faktin se kufiri me Kosovën për shkak të pandemisë nuk u mbyll dhe se shqiptarët pushuan brenda vendit.

‘Sezoni i kaluar turistik nuk ishte më humbje, por në kamera nuk thuhen këto gjëra. Unë besoj se sektori i turizmit është një sektor që është realisht e ardhmja dhe ka një potencial të jashtëzakonshëm. Investimet në turizëm, do të kthehen në formën e të ardhurave për investitorët. Për sa i përket ndihmës direkte besoj se ne e kemi ndihmuar në mënyrë të drejtëpërdrejt duke ua bërë TVSH 6%. Më kujtohet kur na thonin bëje 8% dhe nuk u vijmë më në derë ne ua bëmë 6% dhe u gëzuan të tërë që ua bëm 6%. Lëvizja që ne bëmë duke mos e mbyllur kufirin me Kosovës dhe shqiptarët nuk ikën jashtë bëri që hotelet të jenë plot.

Ky sezon ka qenë një provë, një provë e faktit se sa shumë para shpenzohen nga shqiptarët e Shqipërisë për turizëm. Ajo që e ka ndihmuar sektorin, indirekte, janë shqiptarët, njohën Shqipërinë. Blendi Fevziu nuk e njihet Shqipërinë dhe Shqipëria që mbante mend ishte ajo e para 7 viteve tona. Më tha mua një ditë e ke parë se çfarë ka ndodhur në qytete, dhe ai bëri një shërbim të madh duke i nxjerrë që ti shohin të tjerët. Gjithë ato ndryshime që kanë ndodhur nuk i sheh në lajme. Kush do tramvaj, ne nuk do ta ndërtojmë’- tha Rama.

Ora 10:26
Rama: Brenda tre muajve hapet kantieri për ndërtimin e Portit të ri të Vlorës

 

Kryeministri Edi Rama deklaroi se brenda 2 ose 3 muajsh do të hapet kantieri për ndërtimin e Portit të ri të Vlorës.

‘Tek triporti do të jenë të dy edhe porti i mallrave dhe i trageteve. Besoj ju uroj, thjesht ti lë vetes pak tolerencë në afate se mund të ndodhi diçka e papritur dhe vlonjatët të hidhen në fyt. Besoj për tre muaj do të hapet kantieri. Porti ekzistues është një shaka e hidhur. Siç është një shaka e hidhur edhe Porti i Durrësit, operacioni i Durrësit do të zgjasë pak më shumë për të hyrë në proces, kurse në Vlorë, 2-3 muaj. Normalisht brenda dy muajve do të jetë kantier.’- tha Rama.

Rama më herët tha se: Projekti për kalimin e portit ekzistues në port turistik është gati. Në të njëjtën kohë të vazhdojë ndërtimi i portit të mallrave. Projekti do të zbatohet, është çështje muajsh. Aty do kemi një port peshkimi. Një situatë tjetër me restorante peshku. Do vijnë njerëzit aty siç i ka gjithë bota. Ajo është sikur shkon në një panair. Jo sikur shkon në një pellg në mesjetë. Në Vlorë më vjen mirë që të kemi mundësinë ta themi që projektet janë tani në fazën finale dhe kalojnë në kantiere. Nuk janë vetëm një letër.

Ora 09:59
‘Po shpërdoron institucionin në interes të partisë së tij”, Rama-Metës: E ka bërë Nishanin të duket si Jefferson, shumë herë më korrekt! Leskua pi raki e del e flet përçart

 

Kryeministri Edi Rama, nga Vlora, ka sulmuar presidentin Ilir Meta, duke thënë se ai po e përdor institucionin e presidencës për ndërmarrjen politike që drejton formalisht e shoqja.

Rama tha se Meta përdori projektin e rrugës në Selenicë, për të përçarë dhe jo për të bashkuar duke keqinformuar.

Sakaq Rama ka ironizuar edhe Bujar Leskajn, i cili është drejtuesi politik i PD-së në Vlorë, ku tha se po merret ne urën dhe se mendon se populli do ta hajë atë këtë kokërr ulliri, nga pjata e mezes së Leskuas që pi raki dhe del e flet përçart.

‘Pamvarësisht se ndërtimi i rrugës së Selenicës e keni premtuar, ju si është e vërteta dhe pse presidenti Meta deklaron se qeveria  Bishti i rrugës është presidenti. Për fat të keq Iliri nuk është president është shpërdoruesi në vazhdimësi i institucionit dhe rolit të presidentit. E shpërdoron për ndërmarrjen politike që formalisht e drejton e shoqja. Presidenti thotë se çfarëdo qoftë se atij i duket se prodhon vota për ndërmarrjen e tij partiake. Ilir Meta shpërdoron rolin e institucionit që ka rolin e unitetit kombëtar. President që të përdori një projekt rruge për të përçarë dhe jo për të bashkuar duke keqinformuar ky vend nuk ka pasur. Ilir Meta ka arritur të paarritshmen e ka bërë Bujar Nishanin të duket si Jeffersoni. Shumë herë më korrekt më normal. E vërteta është shumë e thjeshtë ne kemi marrë përsipër të bëjmë dy gjëra që ju e dini se, janë premtuar para 50 vjetësh. Rruga e Lumit të Vlorës, është premtuar rruga lidhëse e Labërisë me Bregun. Nuk janë më premtime ne po i bëjmë realitet.

Krijoi një gjë tragjikomike, tragjike për institucionin dhe komike për personazhin që shpërdoron atë institucion. Ne e ribëmë projektin dhe FSHZH ka shpallur garën. Rruga Pekshpëpi-Selenicë do të bëhet. Leskua i Vlorës i famshmi ka filluar tani të merren me urën, ku është ura, ska urë, se vazhdojnë mendojnë se ky popull, këtu ka budallenj, meqë urën e mori Rama, do votojnë për Leskon që t’ua sjellin urën. Kemi ngrënë turpin e presidentit me bukë, sic e thonë. Sepse mendojnë se ky popull në tërësi, do të hajë këtë kokërr ulliri, nga pjata e mezes së Leskuas që pi raki dhe del e flet përçart. Ne do të bëjmë të dyja rrugët. Vlorën nuk e ndalon dot askush, le të bëjnë çfarë të duan.’- tha Rama.

Ora 09:36
'Na thonë ne skemi bukë, ju na sillni aeroporte', Rama: 1 euro e investuar në aeroport, sjellë 24 euro të tjera! Do të krijojë vende të reja pune

 

Kryeministri Edi Rama teksa ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët e Vlorës, tha se ndërtimi i aeroportit do të sjellë zhvillim të madh ekonomik për qytetarët.

Duke ju përgjigjur një studentje në lidhje me emigracionin dhe se çfarë do të bëjë qeveria që të mbajë të rinjtë në vend, Rama tha se kjo nuk frenohet, por se duhet të krijohen vende të reja pune në Vlorë, më pagë më të lartë.

‘Krijimi vendeve të reja të punës, me paga më të larta. Kjo bëhet përmes investimeve duke rritur mundësitë dhe Vlora i ka shumë. Tani shpresoj të kemi fituesin e për aeroportin e Vlorës dhe portit të ri turistik që shpresojmë të ndërtohet së shpejti. Do të krijojnë një impakt shumë të rëndësishëm ekonomik dhe do të krijojnë vende pune. Na thonë njerëzit 's’kanë bukë 'dhe ti na sjellë 'aeroporte', por nëse përgjigjemi me buke aeroportet sjellin bukë. Sjellin konsumatorë, njerëz që duan të hanë, të konsumojnë, duan të shikojnë në hapësira kulturore, etj.

Aeroportet nuk janë vetëm stacione autobuzi. Sjellin njerëz që duhet të hanë të flenë të konsumojnë kënaqësi të ndryshme përmes atraksioneve të ndryshme. Duhet të shkojnë në aktivitete artistike. Duhet të marrin shërbime shëndetësore. Kështu që është kjo arsyeja pse 1 euro e investuar në një aeroport sjell 24 euro të tjera. Këto struktura, hotelet që do të shtohen, shërbimet që do të shtohen do kërkojnë punonjës. Kjo do të sjellë edhe rritjen e pagës sepse cilësia e shërbimit duhet të jetë më e lartë. Porti turistik është ndryshe, por çon në të njëjtin drejtim. Gjatë sezoneve portet turistike sjellin konsumatorë që shpenzojmë shumë.  Ne jetojmë në një fazë historike ku trendi i largimi të njerëzve nga vendi, është negativ, në sensin që më shumë ikin se vijnë.’- tha Rama.

Ora 09:35
Damian Gjiknuri për rrugën Peshkëpi-Selenicë: Ta inagurojë Meta, mos të vijë fshehurazi në Vlorë

 

Deputeti dhe drejtuesi i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Darmian Gjiknuri, i ka bërë thirrje presidentit Ilir Meta të jetë pjesëmarrës në inaugurimin për nisjen e punimeve në rrugën e Selenicës dhe atë që të çon nga Radhima në Orikum.

“Ju pëlqen apo jo e vërteta kjo është, Rama ka bërë realitet ndryshimin në Vlorë. A i kemi bëre të gjitha? Po ne prandaj duam të nisim punët që kemi nisur.

Ne kemi paratë për rrugën Radhimë-Orikum, por edhe për rrugën e Selenicës, janë gjetur lekët. I bëj thirrje kryebashkiakut të Selenicës të ftojë presidentin e Republikës, të mos vijnë fshehurazi në Vlorë, por bashkë të inaugurojmë punimet.

Nëse bëhet vepra, atëherë hajde sepse kështu e ka burrërinë Vlonjati, nëse vjen fshehurazi për politikë turp t’i vijë”, tha Gjiknuri.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 20/02/2021 00:41

    BRAVO RAMA,,DURRESI --VLORA-SHENGJINI,,VELIPOJA,,SARANDA--TIRANA-ELBASANI DUHEN TE KENE UJE 24 ORE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?