Rama-Bashës: Hetim buxhetit
nga FBI? Shpërthim imagjinate

14 Nëntor 2017, 09:44| Përditesimi:

  • Share
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës se buxheti i vitit të ardhshëm është në duart e krimit dhe duhet të administrohet nga FBI dhe DEA amerikane.

Nga konferenca e Bankës së Shqipërisë, Rama tha se këto akuza janë shpërthime të imagjinatës, të cilat sipas tij dëmtojnë konsumatorin. Sipas kreut të qeverisë, realiteti ekonomik është tjetër dhe për vitin e ardhshëm parashikohet një rritje ekonomike prej 4.2%.

"Dje kam dëgjuar diçka që, imagjinata që nuk më mungon s'ma kishte thënë kurrë se mund ta dëgjoja në të gjallë, dëgjova se projektbuxheti i 2018 duhet të administrohet nga FBi dhe DEA si një projekt i cili është një dokument që dëshon se buxheti dhe përmes sistemit bankar, programi ynë 1 mld euro për ndërtim, është tashmë në duart e krimit. Tani, ju të gjithë këtu jeni në duart e krimit dhe jo vetëm ju që jeni pa kufje, por edhe ata me kufje, madje ata që kanë kufje janë më të dyshuarit. Është për të qeshur edhe për të qarë sepse këto janë sinjalet më dëmtuese për konsumatorin dhe për opinionin në tërësi. Ndaj dua t'u them atyre që janë të detyruar të dëgjojnë të tilla shpërthime të imagjinatës, që të qeshin dhe jo të qajnë, të qeshin e të shkojnë përpara se realiteti ekonomik i cili pasqyrohet më së miri në çehren e sistemit bankar, është optimist”, tha Rama.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?