Rama: Basha nënshkroi marrëveshjen paszgjedhore me LSI për të noterizuar aktin e pengmarrjes së tij (VIDEO)

17 Mars 2021, 14:18| Përditesimi: 17 Mars 2021, 15:08

  • Share

Kryeministri Edi Rama e ka ironizuar sërish marrëveshjes paszgjedhore mes Bashës dhe Kryemadhit duke thënë se është bërë për të noterizuar aktin e pengmarrjes së tij.

“Basha sështë rrezik për drejtësinë por fatkeqësisht mishëron rrezikun që përfaqësojnë ata që e kanë Bashën një manekinë në dorën e tyre Saliu Monika Iliri. Basha nënshkruan një kontratë absurde të pandodhur më parë mes dy forcave që hyjnë veç e veç në zgjedhje për çfarë arsyeje, për të noterizuar aktin e pengmarrjes së tij. Edhe rreziku i destabilizmit të procesit zgjedhor për shkak të humbjes që afron dhe më shumë është prezent. Për të gjitha këto arsye por ka dhe të tjera por sështë vendi për ti numëruar”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama thirrje publike Bashës: Freno shfaqjet, po bën dëm të madh! Përshëndet fitore imagjinare duke shkelur masat anti-COVID me mbledhjen e tufave (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?