Rama, Basha dhe Veliaj, si “tre kamberë” në karikaturat e Kapexhiut: Kryeministri më interesanti!

9 Qershor 2020, 15:41| Përditesimi: 9 Qershor 2020, 18:14

  • Share

“Për politikanët një karikaturë është e rrezikshme, por më e rrezikshme është kur ata s’kanë asnjë karikaturë”, mendon artisti Bujar Kapexhiu. E kësaj here përmes artit të karikaturës, ne mund të marrim përgjigjet e pyetjeve, se Kush ka arritur më shumë suksese? Kush ka dështuar si politikan? Kush gjatë fushatave elektorale premtimet, që ka bërë i ka hedh pas krahëve gjatë mandatit, si kryebashkiak i Tiranës dhe kush i ka realizuar? Të gjitha këtyre pyetjeve, "Tre kamberëve" të 15 vjetëve të fundit, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Erion Veliaj, ua rikthen në kujtesë përmes sarkazmës karikaturisti i njohur Bujar Kapexhiu.

“Puna është bërë hap pas hapi, duke ndjekur çdo veprimtari edhe batutë të tyren, jo vetëm për të qenë argëtuese, por edhe për t’i goditur pak”, thotë Bujar Kapexhiu.

Artisti rrëfen 15 vjet punë në 200 karikaturat e ekspozuara në Muzeun Historik Kombëtar, nuk u ka lënë asgjë mangët profileve të tre politikanëve, nga ditët e tyre më të mira si drejtues, bashkëpunimet mes tyre, e deri tek ato vendime që në kujtesën e njerëzve kanë lënë gjurmë negativisht!

“Në këtë ekspozitë, temat dhe subjektet janë të ndjekur hap pas hapi, për punesat e bukura që kanë bërë, ato që s’kanë bërë apo ndoshta edhe ato që duhet të bëjnë. “Tre kambërë në një derë” referuar shprehjes popullore, të tre dhëndurëve në një derë, që kësaj here janë tre zyrtarët, që unë i mblodha në derën e kryetarit”, thotë regjisori.

Etja për një zhvillim urban-modern të kryeqytetit, mënjanimi i deputetëve opozitarë nga partia, taksat e larta për shtresat e ulëta apo deri tek shembja e Teatrit Kombëtar, nën premtimin ironik "se asnjë cm tokë e Teatrit s’do të jetë më për teatrin" përfaqësojnë dhe mendimin e vet artistit
“Unë kam qenë kundërshtar i shembjes, pro riksontruksionit të TK. Mbase për të mos u quajtur  më Teatër Kombëtar, por të qëndronte si teatër, ndërsa TK të bëhej diku tjetër. E kishim një teatër dhe e shembëm, po themi po ndërtojmë, por mund ta kishim atë edhe të ndërtonim edhe të tjerë, sepse me anë të kulturës mund të arrijmë edhe në Evropë”, shpjegon Kapexhiu.

Ndërsa, kur e pyesim se cili e ka ndihmuar më shumë në punën e tij si karikaturist, sa i përket jo vetëm bëmave, por edhe elasticicitetit Kapexhiu rrëfen se:

“Më plastiku me paraqitjen, bëmat edhe pamjen e tij është padyshim Rama, i cili më jep mundësinë që të bëjë karikatura nga më të ndryshmet. Përmes kësaj figure punët e mia quhen origjinale”, thotë Kapexhiu.

Kapexhiu nuk ka lënë jashtë as emra të tjerë të politikës së 30 viteve të fundit, si Fatos Nano, Aleksandër Moisiu, Ilir Meta edhe Sali Berisha.

“Si mund të kuptohet politika shqiptare pa Berishën?! Karriera e kryebashkiakëve ka qenë gjithmonë në përplasje edhe duartrokitje me njëri-tjetrin. S’kuptohet as karikatura pa Berishën edh Metën”, përfundon Kapexhiu.

Ekspozita vazhdon që të qëndrojë hapur në Muzeun Historik Kombëtar.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?