Debat për Kosovën në Kuvend, Berisha kërkon mobilizim! ‘Butrinti’ në Kushtetuese, ish kryeministri: Aferë me Amerikanët

14 Qershor 2023, 13:43| Përditesimi: 14 Qershor 2023, 14:49

  • Share

Sali Berisha paralajmëroi një seancë të gjatë këtë të enjte, teksa në mbledhjen e grupit parlamentar kërkoi sulm.

Kosova duket se do të jetë në krye të porosive të Sali Berishës. Teksa ripërsëriti akuzat ndaj Ramës si argat i Vuçiçit, ai përgëzoi Albin Kurtin për refuzimin që i bëri takimit me Kryeministrin shqiptar.

 “PD përgëzon refuzimin nga autoritetet e Kosovës për të diskutuar me Edi Ramën projektin e Vuçiçit, njësoj siç bëri me hartat e ndarjes së Kosovës”- tha ai.

Mobilizim të veçantë Berisha kërkoi për Denar Bibën, kreun e Autoritetit të Konkurrencës, i cili do të raportojë para ligjvënësve.

“Nesër vjen para jush Denar Biba. Ky është një njeri që e vunë në krye të prokurimeve. Ky vendin e ka vetëm në burg. Ky e ka asgjësuar këtë autoritet. Edhe këtu nuk duhet të kurseheni?”- tha Berisha.

Porosi për deputetët e tij, Berisha e kishte për diskutime të forta edhe për raportin e Departamentit të Administratës publike.

“Ky shërbim ka marrë fund. Punonjësit e administratës u shndërruan në një polici politike terrorizuese për qytetarët. Kërcënonin se do të bëjmë copa-copa po nuk votove për ne”- vijoi ai.

Aferë të tmerrshme e cilësoi ish Kryeministri marrëveshjen për menaxhimin e Parkut të Butrintit, që do të shqyrtohet të enjten në Gjykatën Kushtetuese. Berisha akuzoi për përfshirje edhe amerikanët.

 “Aferë të tmerrshme në të cilën shkatërrohet Parku Kombëtar i Butrintit, mafia shqiptare merr 800 hektarë. E tëra sipas një projekti të paramenduar në këtë mënyrë dhe për fatin më të keq i implikuar këtu fund e krye është Fondacioni Shqiptaro-Amerikan”.- vazhdoi ai.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hajdar Hyseni: 15/06/2023 11:58

    Pa u mobilizuar Sali Berisha me familjen e tij ne lufte pa qene ai ne krye atehere do te mobilizohemi te gjithe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?