Politikë

Rama: 7 mln dollarë për ndërkombëtarizimin e universiteteve! Kemi 323% më shumë eksporte në bujqësi sesa në 9 mujorin e 2013! Buxhet specifik për pastërtinë

15 Nëntor 2021, 10:50| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 11:14

  • Share

Teksa po prezanton projekt buxhetin e vitit 2022, kryeministri Edi Rama, u ndal në tre aspekte të rëndësishme të këtij buxheti, arsim, pastërtinë e vendit dhe bujqësinë. Kryeministri Edi Rama tha se janë alokuar 7 mln dollarë për ndërkombëtarizimin e universiteteve. Ndërkohë për vitin 2020 pastërtia është një tjetër sektor shumë i rëndësishëm, ku sipas Ramës do të ketë një buxhet specifik, për pastrimin e vendit. Në bujqësi kreu i qeverisë tha se nuk janë ulur fondet por janë rritur. Rama tha se kemi 323% më shumë eksporte në bujqësi sesa në 9 mujorin e 2013. Sipas kreu të qeverisë informalizimi në sektorin e bujqësisë është një problem, pasi shumë prej tyre humbasin mundësin për të përfituar nga fondet e mbështetjes ndaj tyre.

‘Arsimi janë disa hapa të rinj që hidhen, përfshirja e gjuhës angleze qysh në klasën e parë ka filluar të aplikohet. Futja e mësimit të teknologjisë digjitale në ciklin e ulët. Ne jemi shumë të vendosur të shtyjmë drejt ndërkombëtarizimit universitetet. Kemi një tryezë të përbashkët të qeverisë me rektorët e universiteteve. Nga buxheti janë alokuar 7 mln dollarë në nxitje të ndërkombëtarizmit për ato universitet që do të ecin më shpejt pë rtë krijuar raporte me universitete Europiane. Në këtë aspeke së bashku me ministren e MEPJ po punojmë intensivisht për të bërë një hap inovativ në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pastërtia e vendit është një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm. Këtu do të hyjmë edhe me një buxhet specifik të posaçëm në funksion të një ndryshimi thelbësor ndaj pastrimit të territorit të vendit. Pushteti vendor duhet të marrë mesazhin se pastërtia është për ne një kriter i patjetërsueshëm. Kemi vendosur një fond të posaçëm për ato që performojnë si duhet, do të marrim masa për ato që nuk arrijnë për performojnë.

Buxheti i 2022 është kuptimplotë edhe në zhvillimin e bujqësisë, pavarësisht disa shprehjeve të pakënaqësisë. Pavarësisht refuzimit për të kuptuar se kemi të bëjmë me një qasje. Nuk kemi ulur fonde, por kemi rritur fonde. Në një sektor i cili ka një masë që shkon afro 350 mln llogariteni tani se çfarë efekti ka një masë prej 7-8 mln. Një masë e cila është hequr nga buxheti i shtetit në formën e incentivës me TVSH dhe sot me këtë buxhet të ri dyfishohet. Kemi 323% më shumë eksporte sesa në 9 mujorin e 2013. Buxheti 7.1 mlrd është pjesë e zhvillimit rural. Duhet që të formalizohen një pjesë e tyre që punojnë në këtë sektor pasi humbasin çdo akses në format e mbështetjes. Janë 2.2 mlrd në programin e BE përreth 200 investime që nuk janë të aksesueshme dot nga ato që nuk janë të regjistruar. Numri i fermerëve që mund të përfitojnë nafta pa taksa për fermerët,  lidhet me numrin e fermerëve të regjistruar.’- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Seancë me tensione në Kuvend, përplasja për buxhetin! Rama-Bashës: Asnjë sektor i lënë pas dore o pllakë gramafoni! Kreu i PD: PPP 113 mln €, mos u fshih te dhoma e miellit


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?