Rama 'tallet' me Kryemadhin:Me
çizme pa çizme, ne do bëjmë...

14 Janar 2018, 14:03| Përditesimi:

  • Share
Çizmja e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, vijon të mbetet një çështje e bujshme në politikë.

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar me çizmen e Monikës, e cila e goditi gjatë protestës së opozitës në ditët e fundit të dhjetorit të 2017, duke sfiduar kryetaren e LSI se me çizme apo taka, ai do të bëjë histori për Shqipërinë në këtë mandat qeverisës, si dhe do ta bëjë atë anëtare të Bashkimit Evropian.

“Kush e votoi PS dhe kush do mbështesë përpjekjet dhe kush do jetë pjesë e saj do jetë krenar për gjithë jetën, sepse në këto katër vite ne do bëjmë histori për Shqipërinë që duam. Me çizme pa çizme, me taka pa taka, me këpucë pa këpucë, ka vetëm një gjë që mund të na bëjnë Shqipërisë, duke e penguar, sa për ne, ne e bëmë kandidate në BE, ne do ta bëjmë anëtare të BE”, tha Rama. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?