Rama: Punonjësit e lënë pa mbështetje nga bizneset do marrin 40 mijë lekë nga e hëna

3 Qershor 2020, 21:03| Përditesimi: 3 Qershor 2020, 21:40

  • Share

Të gjitha ata punonjës që nuk do të deklarohen nga bizneset do të marrin një pagë 40 mijë lekësh, duke nisur nga dita e hënë. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, ndërsa thotë se bizneset do të gjobiten.

Ndërkohë pas afatit 5 qershor që iu vendos bizneseve për të aplikuar, Rama ka dhënë lajmin e mirë, se ka shkuar në 30 mijë numri i pagave 40 mijë lek të derdhura në llogaritë e punonjësve që nuk e kishin marrë mbështetjen financiare të qeverisë.

"Lajm i mirë: Ka kaluar 30 mijëshin numri i pagave 40 mijë lek të derdhura në llogaritë e punonjësve që nuk e kishin marrë mbështetjen financiare të qeverisë, si pasojë e mosaplikimit nga ana e punëdhënësve.

Faleminderit punëdhënësve që reaguan pozitivisht ndaj apelit tonë.

Sipas llogarive të drejtorisë së përgjithshme të tatimeve janë edhe afro 25 mijë të tjerë që duhet të paguajmë, prandaj u kujtoj punëdhënësve që s'kanë aplikuar ende se afati për ta skadon të premten, 5 qershor, në mesnatë

Kush nuk do të bëjë aplikimin për punonjësit e vet do të paguajë gjobë, ndërsa të gjithë punonjësit e lënë pa mbështetjen e punëdhënësit, nuk do të jenë vetëm! Sepse ne do t'u derdhim menjëherë 40 mijë lekët në llogarinë e tyre nga e hëna e ardhshme.

Sot ka kaluar në thesar për lëvrim javën e ardhshme, shuma e pagës së tretë të luftës.

Shifra totale e të gjithë të asistuarve me tre pagat e luftës apo pagën 40 mijë lek, parashikojmë të shkojë në afro 250 mijë persona.

Në fund e gjithë lista e pagesave për këtë thuajse çerek milionë motra e vëllezër, do të jetë publike, që mos kemi llafe kur i thonë fjalës - po edhe që askush, asnjë person i vetëm të mos mbetet pa marrë atë që i takon, nëse për çfarëdo arsye do të mbetet i papërfshirë", shkruan Rama në Facebook.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?