Rama: 17 qendra shëndetësore dhe ambulanca u rindërtuan nga themelet vetëm në 1 vit në Tiranë (VIDEO)

8 Qershor 2020, 08:35| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 09:21

  • Share

Këtë mëngjes kryeministri Edi Rama e ka nisur me punën që është bërë në sektorin e shëndetësisë në Tiranë. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë thotë se në një vit në kryeqytet janë rindërtuar nga themelet 17 qendra shëndetësore dhe ambulanca.

Kryeministri Rama shprehet se gërmadhat e 20 viteve po ia lënë vendin qendrave shëndetësor me standarde dhe kushte dinjitoze.

"Gërmadhat e 20 e kusur viteve rrënim të sistemit shëndetësor, që po ia lenë vendin hap pas hapi qendrave shembullore të kujdesit parësor, me standarde e kushte dinjitoze nga veriu në jug, nga cepi në cep, kudo ku deri dje as që bëhej fjalë për më shumë se sa karakatinat plot lagështi, zymtësi e zbrazëti, ju uroj një javë të mbarë. 17 qendra shëndetësore dhe ambulanca u rindërtuan nga themelet vetëm në 1 vit në Tiranë, aq sa nuk ishte bërë në disa dekada bashkë për kryeqytetin", shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dangellia: 08/06/2020 09:22

    Vazhdo o byrazer punen sic di ti pa e te lehin ca e ca dhe sa her te duash do fitosh .......populli ka sy vesh nuhatje nuk esht me aq ""dele""sa mendon dikush!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?