Mjekët e rinj

Rama: 140 mjekë specialistë i janë shtuar spitaleve tona prej Janarit

13 Dhjetor 2022, 09:06| Përditesimi: 13 Dhjetor 2022, 09:09

  • Share

140 mjekë specialistë i janë shtuar ekipeve mjekësore në spitalet tona prej Janarit të këtij viti.

Kështu shkruan Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ndërsa shton se mjekët e rinj janë punësuar në qendra shëndetësore dhe spitale nga veriu në jug.

“Dhe me lajmin e mirë se prej janarit të këtij viti, mbi 140 mjekë specialistë i janë shtuar ekipeve mjekësore në spitalet tona, pjesë e skuadrës prej 314 mjekëve të rinj, studente e studentë të shkëlqyer të Universitetit të Mjekësisë, që me gatishmëri e përkushtim janë punësuar këtë vit në qendra shëndetësore dhe spitale nga veriu në jug, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?