Gjoni me COVID, Tavo: T'u bëhet tamponi të gjithë deputetëve, parlamenti të futet në karantinë

28 Korrik 2020, 11:22| Përditesimi: 28 Korrik 2020, 11:25

  • Share

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo kërkon që t'u bëhet tamponi të gjithë deputetëve dhe të karantinohet i gjithë parlamenti pas rastit pozitiv që rezultoi Ralf Gjoni. "Emergjente tamponi për të gjithë deputetët dhe karantinim për të gjithë Parlamentin" shkruan Vangjel Tavo.

Në 30 korrik mbyllet sesioni parlamentar, por në dy ditët e ardhshme do të zhvillohen dy seanca të parlamentit, teksa në njërën prej tyre do të miratohen ndryshimet kushtetuese për koalicionet dhe listat.

Gjoni nuk ishte dje në seancën plenare, por deputeti duhet të japë listën e personave që ka pasur kontakte për të vijuar hetimi epidemiologjik.

Komento

Komente

  • Riku: 28/07/2020 15:36

    Ik o tavo greku. Na ben si filozof. Ik nderto shtepine andej nga mbrapa teg. Me leket e vjedhura.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?