Rakipi ‘non grata’, reagon Bardhi: Vendimi provë se krimi i organizuar ka ndikim në politikën shqiptare

11 Prill 2022, 19:13| Përditesimi: 11 Prill 2022, 19:19

  • Share

Deputeti i PD, Gazmend Bardhi përshëndeti vendimin e SHBA për shpalljen “non grata” të Aqif Rakipit, duke thënë se kjo është prova se krimi i organizuar ka ndikim në poltikën shqiptare.

Sipas tij vendimi i SHBA për evidentimi me emër dhe mbiemër i politikanëve të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar është një standard që meriton respekt dhe që duhet të vijojë.

“Për herë të parë SHBA shprehet qartë se krimi i organizuar ka ndikim në politikën shqiptare, duke përdorur para dhe dhunë për të përcjellë mbështetje drejt kandidatëve të preferuar. Zgjedhjet e Prillit 2021, veçanërisht në Elbasan, e provuan këtë dhe përfituesi i drejtpërdrejtë dhe arkitekti i kësaj skeme ishte dhe mbetet Edi Rama.

Evidentimi me emër dhe mbiemër nga SHBA i politikanëve të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar është një standard që meriton respekt dhe duhet të vijojë. Vetëm me mbështetjen e SHBA mund të pastrohet politika shqiptare dhe qeverisja tu kthehet njerëzve.”, shkruan deputeti.


Lajmi kryesor:

Aqif Rakipi në listën e zezë të SHBA/ Orlando Rakipi: Babai im, i pastër, i gatshëm të dorëzoj mandatin! Basha: Rama humbi aleatin me të cilin erdhi në pushtet


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?