Raketa hapësinore kineze po bie në Tokë në mënyrë të pakontrolluar, mbyllen aeroportet në Spanjë

4 Nëntor 2022, 11:28| Përditesimi: 4 Nëntor 2022, 11:39

  • Share

Spanja ka mbyllur disa aeroporte për shkak të pjesëve të një rakete kineze, të cilat po bien në mënyrë të pakontrolluar.

Aeroportet në Barcelonë, ​​Tarragona, Ibiza dhe Reus kanë mbyllur hapësirën ajrore. Këto aeroporte pritet të qëndrojnë të mbyllura për rreth 40 minuta, ndërsa në Ibiza mund të zgjasë deri në 3 orë.

Një zëdhënës i Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Katalonjës konfirmoi:

“Për shkak të rrezikut që lidhet me kalimin e objektit hapësinor CZ-5B që kalon hapësirën ajrore spanjolle, fluturimet janë anuluar nga ora 09:38 deri në 10:18 në Katalonjë. Eurocontrol na ka informuar për hyrjen e pakontrolluar të një rakete kineze në atmosferën e Tokës. Aeroportet dhe organizatat e tjera tashmë janë informuar. Norma Zero është vendosur për pjesë të caktuara të hapësirës ajrore spanjolle dhe kjo mund të ndikojë në trafikun ajror me anë të vonesave dhe devijimeve".

Moduli i quajtur Mengtain u nis në hapësirë nga qendra e nisjes së satelitëve Wenchang në provincën jugore të ishullit Hainan.

Kina ka dërguar në hapësirë pjesën e tretë dhe të fundit të stacionit hapësinor Tiangong. Paralajmërimi ishte dhënë të hënën se Spanja mund të ishte një nga zonat që mund të rrezikohej nga rënia e mbetjeve të raketës.

Në maj 2021, mbeturinat e raketave ranë në Oqeanin Indian, afër Indisë dhe Sri Lankës. NASA u përgjigj me një deklaratë shumë kritike:

"Është e qartë se Kina nuk po përmbush standardet e përgjegjshme në lidhje me mbeturinat e saj hapësinore".

Në mars të këtij viti, një pjesë e mbeturinave hapësinore goditi gjithashtu Hënën, të cilat ishin përsëri mbetjet e një rakete tjetër kineze.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?