Volodymyr Zelensky dhe Kyriakos Mitsotakis homazhe për të vrarët në Odesa

Raketa ruse mesazh për Mitsotakis? Publikohen detaje nga vizita e kryeministrit grek në Ukrainë

7 Mars, 15:26| Përditesimi: 7 Mars, 15:48

  • Share

Sulmi rus në Odessa gjatë pranisë së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Ukrainë, mund të ketë qenë një mesazh. Kështu e kanë analizuar mediat greke shpërthimin me raketë vetëm 200 metra larg vendit ku ndodhej kryeministri grek Mitsotakis dhe presidenti Volodymyr Ukrainas.

Gazeta Kathimerini shkruan se sulmi me ‘mesazh’ kishte shënjestër presidentin e Ukrainës, Zelensky ndërkohë që Moska ka qenë në dijeni se kryeministri grek do të ishte atje në momentin kur u bë sulmi.

Një anëtar i misionit diplomatik greke në Ukrainë, tha për mediat greke se papritmas kishin dëgjuar një sirenë me zhurmë të madhe dhe më pas kishin parë tym. Më tej ai përshkruan se në atë moment po përfundonte inspektimi i zonave të luftimeve në Odesa dhe liderët po shkonin në vendin e konferencës së përbashkët për shtyp.

Vizita në Ukrainë, ishte mbajtur e fshehtë, dhe u mbyll rreth dy muaj më parë, që të kryhej  në përvjetorin e dytë  të sulmit rus në Odesë, qytet që historikisht ka një ngjyra të forta greke, shkruan edhe e përditshmja Parapolitika -që thekson se për vizitën ishin informuar edhe SHBA , pasi ka pasur një bisedë telefonike mes ministrit të Jashtëm Anthony Blinken dhe kryeministrit grek.

Delegacioni grek që shoqëronte Kryeministrin Mitsotakis përbëhej nga Nënsekretari i Shtetit Stavros Papastavrou , Drejtoresha e Zyrës Diplomatike të Kryeministrit Anna Maria Boura , Nënsekretari i Punëve të Jashtme Alexandra Papadopoulou , këshilltarja për punët e jashtme Aristotelia Peloni dhe drejtoresha e komunikimit Kyra Kapi .

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?