Akademia e Shkencave për COVID: Në internet mbi 3 mijë informacione të pavërteta! Rakacolli: Janë shtuar të rinjtë që vaksinohen

16 Shkurt 2022, 10:29| Përditesimi: 16 Shkurt 2022, 17:57

  • Share

Në takimin që akademikë dhe mjekë patën për Infodeminë, treguan se në internet kanë qarkulluar mbi 3000 informacione të rreme mbi ekzistencën e COVID-it, por edhe shumë mjekë të cilët lexonin përciptazi studime ranë pre e infodemisë pa menduar për ndikimin në popullatë.

Afro 2 vite nga vendosja e pandemisë, akademikët besojnë se kjo periudhe ishte një luftë e vërtetë jo vetëm me virusin Covid -19,po dhe me infodeminë.

Fluksi i informacioneve, më shumë të paverteta e shndërroi debatin epidemiologjik, më shumë populist sesa të mbështetur në fakte shkencore.

“Nëse na kujtohet të gjithëve sa të ethshëm ishim për vaksinimin, sa shumë rendnin njerëzit dhe sa shumë kërkonin për t’u vaksinuar dhe menjëherë me të dal ca informacione jo objektive, jo të sakta, pati një rezistencë shumë të madhe dhe fatkeqësisht kjo rezistencë e madhe u has më shumë dhe vazhdon të jetë prezente në moshat e reja.”- u shpreh Rakacolli .

“Ka patur shumë debate në televizion në lidhje me maskat. Maskat nuk kanë nevojë, maskat nuk duhen, maskat nuk kanë vlerë. Por çfarë i ka shtyrë këto. Këto i ka shtyrë, mosleximi si duhet i fakteve nga njëra anë dhe nga ana tjetër pasiguria që një pjesë e qytetarëve kishin në lidhje me transmetueshmërinë e virusit.A qëndron virusi pezull në ajër për një kohë të gjatë apo jo”- shpreht Silva Bino,shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.

Bino risolli në vëmendje studimin e Akademisë së Shkencave për mbylljen e pandemisë për një kohë më të shkurtër ndërkohë që në Mars  bëhen  dy vite .

“Unë këtu do të bëj një provokacion të shëndetshëm në lidhje me akademinë e cila foli me faktin që e gjithë popullata është e imunizuar dhe ne nuk do kemi më covid, një vit më parë gjë e cila nuk ndodhi.”

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik,

Të pyetur për situatën aktuale të pandemisë dhe mundësinë e lehtësimit të masave , ekspertët e komitetit teknik të shëndetësisë dhe ekspertë të tjerë epidemiolog duken të ndarë në qëndrime.

“Lirimi i masave do të vijë nëse ky nivel i ulët i infektimeve do të qëndrojë të paktën për dy javë rresht.”- Rakacolli.

“Po, masat mund të hiqen që sot. Në këtë askekt janë bërë dhe në këtë aspekt duhen konsideruar.”- tha epidemiologu Ilir Alimehmeti.

Imunologu Genc Sulçebe  u shpreh se vlerë të rëndësishme ka mbajtja e maskave, distancimi. Ai kufiri i orës 11 është i panevojshëm dhe mund të hiqet. Megjithatë nga ekspertët e shëndetësisë apelohet  vaksina si masë efektive mbrojëse ndaj Covid dhe varjanteve të reja.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?