Shëndeti

Rakacolli: Punonjësit e administratës, të supermarketeve dhe qendrave tregtare të vaksinohen deri më 31 dhjetor! Nga 4 janari do i kërkohet certifikata e vaksinimit ose test COVID çdo 5 ditë

2 Dhjetor 2021, 14:26
  • Share

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli ka njoftuar masat e reja anti-COVDI që do të hyjnë në fuqi në vend.

"Bazuar në situatën epidemiologjike, fakti se jemi në stinë e dimrit dhe shtohet mundësia për të rritu infeksionet, varianti Omicron, për të parandaluar përhapjen e infeksionit, duke filluar nga sot çdo qytetar mbi 18-vjeç mund të bëjë dozën përforcuese të vaksinës, 6 muaj pas dozës së dytë. Deri më 31 dhjetor të gjithë punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe në qendra tregtare duhet të vaksinohen pasi më 4 janar do të kërkohet certifikata e vaksinimit ose test COVID çdo 5 ditë. Rekomandojmë ndalimin e hyrjes së shtetasve të huaj me histori të udhëtimit 14 ditët e fundit na vendet e Afrikës së Jugut duke filluar nga data 3 dhjetor për 3 javë", tha Rakacolli.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?