Rritja e rasteve me COVID, Rakacolli në Report Tv: Kemi ngarkesë të 'tonazhit të lartë' në spitale, s'jemi ende në imunitetin e tufës (VIDEO)

22 Shkurt 2021, 18:10| Përditesimi: 23 Shkurt 2021, 09:49

  • Share

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur për situatën e COVID në vend, duke thënë se sistemi shëndetësor nuk është në kolaps, por ka një ngarkesë të 'tonazhit të lartë', për shkak se rastet e të infektuarve prej më shumë se një 1 jave janë mbi një mijë në ditë. Në një intervistë për Report Tv, Rakacolli tha se pavarësisht shifrave të larta vendi ende nuk ndodhet në imunitetin e tufës. Aj tha se po bëhet një studim për të analizuar saktë se sa është përqindja e popullsisë së prekur nga COVID-19.

"Jemi në ngarkesë spitalore, por jo në kolaps. Jemi në ngarkesë të tonazheve të larta, pasi rastet ditore janë shtuar dhe kemi gati një javë që jemi mbi 1 mijë raste dhe këto gjithmonë shoqërohen me % rastesh që përfundojnë në spitale. Nuk jemi afër imunitetit të tufës, po bëhet një studim për të përcaktuar se sa % jemi të prekur", tha Rakacolli 

Rakacolli fol edhe për raste që nuk pranojnë të shtrohen ën spital dhe bëjnë trajtime me oksigjen në shtëpi, duke thënë se kjo është e rrezikshme pasi duhet të bëhet nga një profesionistë. Rakacolli bëri thirrje qytetarëve që të vijnë në spitale dhe të mos tremben.

 "Dhënia e oksigjenit është pjesë e terapisë dhe ajo ka mënyrën  e vetë si duhet të jepet dhe duhet të mendojmë se mushkëritë janë delikate dhe presioni i oksigjenit dhe sasi duhet të behet nga profesioniste", tha Rakacolli.

Në lidhje me denoncimet e rasteve se në spitale nuk merret shërbimi i duhur Rakacolli tha se ka të tilla dhe se duhen denoncuar në mënyrë që drejtuesit e institucionet të marrin masa, por shtoi ajo këto raste sporadike të mos hedhin poshtë punën e mirë që bëjnë bluzat e bardha.

"Vënia në vëmendje të këtyre raste që nuk bëjnë punë si duhet i bënë titullarët ta kenë në vëmendje këtë situatë. Shumica e njerëzve shërbehen me përkushtim, ankesat merren parasysh. kur dëgjohet vetëm e keqja mendohet vetëm ajo, por e mira e bëra nga bluzat e bardha është shumë herë më e madhe", tha ajo.

Ora 18:15
Vdekja e 18-vjeçarit dhe 32-vjeçares që ishte bërë nënë pak ditë më parë nga COVID, Rakacolli:  Më mori mjekja duke qarë në telefon (VIDEO)

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur për dy rastet e rënda që tronditën vendin ditën e sotme, ku COVID i mori jetën një 18-vjeçari dhe një 32-vjeçare që kishte lindur vetëm pak ditë më parë. Rakacolli tha se të dyja humbjet ishin të rënda dhe për mjekët, ku një nga doktoreshat e kishte marrë duke qarë në telefon.

"Mjekët bënë të pamundurën, por situata ishte e rëndë nuk ia dolën dot as mjekët dhe as vetë djali 18-vjeçar. Kjo na bën që t’i këshillojmë të rinjtë. Shohim një mentalitet tek ata që mendojnë se edhe nëse na zë e kalojmë lehtë. Duhet ta marrin më seriozisht dhe të mbrohen. Edhe nëna 32-vjeçare nuk ia arriti dot dhe pse u përpoqën shumë mjekët. Duhet të bëhej një ndërhyrje, u shpëtua fëmija që edhe sot është mirë, 4-5 ditë ajo ishte mirë dhe u mendua që do kalonte, por ky është COVID, një sëmundje e rëndë që të kap në pabesi", tha Rakacolli.

Ditën e sotme një 18-vjeçar dhe një 32-vjeçare humbën jetën si pasojë e COVID. I riu prej më se një jave ishte i shtruar te ‘Shefqet Ndroqi’. Ai kishte pasur komplikacione dhe vuante nga obeziteti, për pasojë ndërroi jetë.  Edhe 32-vjeçarja nga Elbasani ka ndërruar jetë nga COVID, pak ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj. Burime për Report Tv bëjnë me dije se mjekët ia kanë dalë që të sjellin në jetë shëndoshë e mirë fëmijën me ndërhyrje çezariane në muajin e shtatë disa ditë më parë po në spitalin "Shefqet Ndroqi", ku ajo ishte e shtruar.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lani: 22/02/2021 19:17

    Dmth kjo zonja dhe ata me lart saj ptesin te preket gjithe popullata qe te kene imunitet tufe? Si duket popullin e klasifikojne si tufe delesh. A e di zonja qe numrat ne rang boteror jane pergjysmuar ndersa ne Shqiperi 5 fishuar???!!! Kjo quhet paaftesi, mosveprim me pasoja kaq te renda per jeten e njerzve.

    Përgjigju
  • Genci: 22/02/2021 18:27

    Po pse me nga 8000 vaksina ne jave do kaloje kjo situate? Qeveria duhet te sjelle mbi 300 mije ne muaj dhe prap nuk do mund te vaksinoje shumicen e popullsise deri ne marsin tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?