PD kërkon më shumë tampona, Rama publikon grafikun: Shqipëria e dyta në rajon me testet e zhvilluara deri tani

18 Mars 2020, 20:01| Përditesimi: 18 Mars 2020, 20:13

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një grafik ku shfaqen testet e kryera deri ditën e djeshme më 17 mars nga vendet e rajonit për Covid 19.

Ajo që vihet re është se përtej akuzave nga PD se qeveria po kryen një numër të vogël testesh në vend dhe se duhet të blejë më shumë tampona për të testuar masën e gjerë të popullsisë, në fakt sipas grafikut rezulton se Shqipëria renditet e dyta pas Kroacisë për numër testesh.

Pra dhe vendet e tjera të rajonit, të cilët kanë një numër të konsiderueshëm të infektuarish me koronavirus dhe me një buxhet dhe sistem shëndetësoj, ndoshta dhe më të fortë se i joni, nuk po kryen teste në masë tek populli. Madje testete janë më të vogla në numër se vendi ynë.

Në këtë grafik mungon Maqedonia e Veriut pasi nuk ka konfirmuar zyrtarisht shifrën për 17 marsin sqaron Rama.

Edhe një ditë më parë Rama tregoi rastin e Zvicrës, një nga vendet më të pasura dhe të zhvilluara, se do të kryente teste vetëm te pacientët me rrezik të lartë.

“Ja sa teste covid-19 janë bërë deri dje në rajonin tonë. Sqaroj se mungon Maqedonia e Veriut sepse nuk dispononim shifrën e konfirmuar zyrtarisht të ditës së djeshme”, shkruan Rama.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?