Kultura

Rajmonda Bulku dhe Vladimir Prifti rrëfejnë Guljem Radojan! Artistët: Zgjodhi të ikte pa zhurmë! Lapidari i roleve të tij, Petro Nini Luarasi

5 Maj 2021, 16:13| Përditesimi: 5 Maj 2021, 16:44

  • Share

Ikja e trishtë e Guljem Radojas, artistit që zgjodhi të mos bëjë zhurmë për gjendjen e tij shëndetësore, duke lënguar në shtratin e fundit për më shumë se një muaj i shtruar në spitalin e Durrës, e prej dy ditësh i intubuar në spitalin infektiv tek “Shefqet Ndroqi”, do të mbetet gjatë në kujtesën e çdokujt që e njohu.    

“Guljem Radoja ishte një njeri i mrekullueshëm, aty ku ishte ai, ishte një lloj hareje. Krijonte një atmosferë të këndshme. Nuk lodheshe kur prisje në shesh-xhirim. Ishte një njëri, artist shumë i mirë. Rridhte nga një familje artistësh, ku bisedat për artin vlonin. Donte shumë të punonte”, rrëfen Bulku.  

 “Mendova se do ta kalonte këtë dramë kaq të madhe për familjen, miqtë edhe kinemanë. Por nuk ia doli. Ai ka lënë gjëra shumë të bukura në kinema dhe teatër”, shprehet regjisori Vladimir Prifti.

Ecejaket e artistit rebel dhe anti-konformist do t’i mungojnë qytetit bregdetar të Durrësit. Ndërsa, lamtumira e fundit për aktorin që u shua në moshën 75-vjeçare për shkak të pasojave të rënda që la Covid 19, do t’i jepet sikundër ai la amanet vetëm nga ata miq, të afërm edhe kolegë, që kanë qëndruar përkrah tij gjatë gjithë rrugëtimit artistik dhe jetësor.

“Fillesën e sëmundjes së Radojas nuk e di, por ishte një emër që mund të ishim kujdes edhe ta kishin ndihmuar shumë shpejt. Për fat të keq ne jemi mësuar me njerëzit që thërrasin, ai se bëri asnjëherë këtë. Ai la shumë në artin shqiptar, ne mund të themi se po ikën me keqardhje, por ai mund të jetë duke na parë edhe të thotë: Kështu doja unë të ikja. Lamtumirë!”, shprehet Rajmonda Bulku.

U lind në Shkodër, e gjithë jetën ia dedikoi artit shqiptar, kinemasë dhe roleve në skenat teatrore,  fillimisht në Librazhd, Fier e së fundmi tek “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

“Kam punuar me të në Teatrin e Durrësit, ku ai ishte aktor kryesor. Kam mësuar prej tij, dhe ka qenë fat i madh, që e kam njoh në udhëtimin tim artistik”, shprehet aktori Xhelal Tafaj.

Rolet që luajti në kinematografi ishin të larmishëm, si të togerit gjerman, komisarit, priftit, të Stefan Bardhit, por ai që spikati midis shumë të tjerësh, ishte si Petro Nini Luarasi tek “Kush vdes në këmbë”

 “Ka luajtur role të larmishme si italianin, togerin tek “Dimri i fundit”, profesorin që do t’u mësojë gjuhën shqipe shqiptarëve. Kjo e bën të veçantë, që të të ngulitet në kujtesë dhe të mos e harrosh. Petron, intelektualin shqiptar mund ta kesh zili dhe të pyesësh veten: Ku janë këta njerëz sot? Humbëm një partner të spikatur, që do të mbet si një gur i çmuar”, shprehet Bulku.

“Kam punuar në disa filma e Radojan, por lapidari, më i madhi i roleve të tij është te “Kush vdes në këmbë”, Petro Nini Luarasi. Ajo që më bënte përshtypje është se që në hapat e parë ai u përpoq që të hynte në karakter, s’është e lehtë që të arrihet kjo. Ai u përplas me aktor shumë të njohur, midis tyre edhe Sandër Prosi dhe ia doli”, rrëfen ndër të tjera regjisori Vladimir Prifti.  

 

Video Intervista me aktoren Rajmonda Bulku

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • B*3: 05/05/2021 17:32

    Oohhh cfare dhimbje.... Ngushellime familjareve qe do ju mungoj shume, por dhe gjithe ne shqiptareve per humbjen e ketij artisti te madh! Zoti e paste ne Parajse!

    Përgjigju
  • redi: 05/05/2021 16:41

    U prefsh ne paqe o artist dhe njeri shume i mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?