Panele Fotovoltaike për kursimin/prodhimin e energjisë

Raiffeisen Bank Shqipëri, banka e parë që instalon Panele Fotovoltaike për kursimin/prodhimin e energjisë! Pionere e zhvillimit të qëndrueshëm në vend

16 Dhjetor 2022, 16:10| Përditesimi: 16 Dhjetor 2022, 16:15

  • Share

Raiffeisen Bank nëpërmjet veprimtarisë të saj ka treguar vazhdimisht që është një nga bankat më të angazhuara me një kulturë korporate të fortë në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri

Si një bankier i përgjegjshëm; objektivi kryesor i bankës, përveç biznesit, është vlera e shtuar afatgjatë që sjell në shoqëri dhe mjedis. Prandaj, strategjia e biznesit, si dhe produktet, shërbimet dhe proceset e bankës janë në përputhje me këtë qëllim.

Këtë e demostron më së miri me investimin më të ri të kryer, instalimin e paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë në Zyrat Qendrore dhe disa degë të bankës.

Nga 15 Dhjetori sistemet e instaluara janë plotësisht në funksion në Zyrat Qëndrore në Tiranë, ashtu edhe në degët Fier dhe Berat dhe së shpejti në Kukës e më gjerë.

Falë këtij projekti me 264 panele të vendosura nëpër njësi, me një sipërfaqe totale prej 1,100m2, arrihet një nivel mjaftueshmërie e prodhimit të energjisë prej 31% (ështe kyrsyer 31% energji), duke shmangur 84,000 kg/vit dioksid karboni të emetur në atmosferë.

Erion Serti, Anëtar i Bordit Drejtues për TI dhe Operacionet shprehet: “Ky është një hap historik për ne dhe fillimi i një rrugëtimi më te gjatë. Vlera e investimit është e konsiderueshme por ishte tepër i nevojshëm për tu ndermarrë në përputhje me objektivat tona strategjike.

Ne jemi të përkushtuar të vijojmë investimet në teknologjinë e gjelbër duke treguar përgjegjësinë tonë me nisma konkrete kundër krizës së energjisë. Duke kursyer më tepër energji, kemi treguar efiçencë në kosto dhe adaptuar veprimtarinë tonë në mbrojtje të mjedisit me reduktimin e emetimimit të dioksidit të karbonit.”

Raiffeisen Bank Shqipëri, si pjesë e grupit Raiffeisen Bank International, grupi i parë në Austri që nënshkruan Parimet e OKB-së për Banking të Përgjegjshëm, shtrin edhe më gjerë veprimtarinë e saj me ofrimin e produkteve financiare të qëndrueshme për klientët për të mbeshtetur me aktivitetin e saj kreditues kalimin në nje ekonomi me “karbon- të ulët”.

Përmendim këtu kredinë personale për produktet me efikasitet energjitik, apo kreditë për shtëpi në ndërtime të certifikuara si të gjelbra, ashtu edhe kreditë e gjelbra për biznesin.

Banka do të përkrah projekte të tjera të rëndësishme në fushën e efiçencës energjitike dhe mbetet e përkushtuar për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm në vend.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?