Gjigandi italian RAI rikthehet në Shqipëri

5 Tetor 2022, 15:52| Përditesimi: 5 Tetor 2022, 17:55

  • Share

Një përfaqësi e Rai-t do të zhvillojë, më datë 10 tetor, një vizitë në Tiranë gjatë së cilës do të nënshkruajë një marrëveshje historike mbi transmetimin, në të gjithë territorin kombëtar, të 24 programeve, serive televizive, dokumentarëve e filmave RAI.

Marrëveshja, e arritur falë Ambasadës së Italisë në Tiranë dhe mbështetjes së sipërmarrjeve e institucioneve italiane në Shqipëri, do të bëjë të mundur hedhjen e hapit të parë drejt zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënies, tashmë të konsoliduar, me televizionin publik shqiptar. Marrëdhënie kjo që forcën e saj e gjen tek roli i jashtëzakonshëm që RAI ka luajtur gjithmonë në Shqipëri.

Raffaella Carrà, Celentano, Mina, “Canzonissima”, “Zecchino d’oro”, “La piovra”, janë vetëm disa nga artistët apo programet që kanë bërë historinë e televizionit, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali.

Gjatë vizitës, Delegacioni do të zhvillojë takime me Ministren e Kulturës, Elva Margariti, me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit si edhe me Drejtoreshën e Teatrit të Operas, Abigeila Voshtina, për të diskutuar mbi projekte të reja në fushën audiovizive dhe atë të edukimit.

Konferenca për shtyp dhe nënshkrimi i marrëveshjes do të mbahen më datë 10 tetor në orën 12.30 pranë Rezidencës Italiane. Do të marrin fjalën Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, Administratori i Deleguar i RaiCom, Angelo Teodoli, si edhe Drejtoresha për Çështjet Ndërkombëtare pranë Rai, Simona Martorelli.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turkomut: 06/10/2022 21:13

    Programet e RAi jane pafund dhe edukuse.Larg Turkoshdheve

    Përgjigju
  • Bledi: 06/10/2022 15:07

    Bravo RAI, larg turkmutve

    Përgjigju
  • Alban: 06/10/2022 12:34

    Ju bashkohem komentuesve per flliqesirat turke qe na serviren.

    Përgjigju
  • Arben: 06/10/2022 11:57

    Me ne fund mund te kete nje arsye se perse mund te hap TV-ne dhe sdo shoh telenovela turke qe kane sunduar cdo stacion.

    Përgjigju
  • Buona Fortuna!: 06/10/2022 10:54

    Një lajm optimist,Super Notizie!!

    Përgjigju
  • Genci: 05/10/2022 20:31

    Bravo se na mbyti turku

    Përgjigju
    • anna: 06/10/2022 07:42

      Shume e vertete Genci.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?