Rafael Nadal

Rafael Nadal rikthehet pas 103 ditësh, fiton pastër në Barcelonë

16 Prill, 20:41| Përditesimi: 16 Prill, 20:42

  • Share

BARCELONË - 12 herë kampioni i turneut, Rafael Nadal u imponua 6-2, 6-3 kundër Flavio Cobolli (Itali) për siguruar një përplasje të raundit të dytë me Alex de Minaur të martën.

Emocioni, pjesëmarrja dhe fitorja. Rafa Nadal u rikthye për të luajtur tenis pas 103 ditësh dhe këtë e bëri në shtëpinë e tij, në 'Reial Club de Tenis' në Barcelonë, në turneun 'Code de Godo', të cilin e ka fituar 12 herë.

Një ditë feste - Biletat u shitën për pak kohë, 8000 njerëz u mblodhën në tribunat e pjerrëta që ngrihen në lagjen Pedralbes. Rafa mundi Flavio Cobollin me rezultatin 6-2, 6-3 në një orë e 25 minuta tenis të kujdesshëm, me publikun që 'mbante frymën' dhe shërbimet që praktikisht nuk i kaluan kurrë 170 kilometra në orë.

Pas një dëmtimi të gjatë Nadal u kujdes të fitonte në rikthimin e tij në fushë, duke qenë kandidati më i mundshëm për të fituar këtë turne për të 13 herë, gjithmonë nëse një dëmtim tjetër s'do bëjë që 37-vjeçari të mbetet "në baltë".

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?