Rafael Nadal

Rafael Nadal njofton tërheqjen nga tenisi

18 Maj 2023, 17:09| Përditesimi: 18 Maj 2023, 17:10

  • Share

Rafael Nadal ka njoftuar këtë të enjte se e në vitin 2024 do tërhiqet nga tenisi i luajtur. Prej sezonit 2004, spanjolli që për shumë kohë mbajti numrin 1 në listën e tenistëve më të mirë, nuk do marrë pjesë në asnjë turne ATP, kjo për shkak të dëmtimeve.

14 herë fituesi i Roland Garros dhe 22 herë kampioni i Grand Slameve tregoi se do pushojë për disa muaj, për të parë nëse mund të rikthehet në 2024, vit i cili do jetë i fundit për të në karrierë. Kjo, nëse ia del për t'u rikuperuar.

"Mund ta imagjinoni sa e vështirë është për mua. Është një vendim që ka marrë trupi im", tha 37-vjeçari nga Akademia "Rafa Nadal" në qytetin e tij të lindjes në Mallorca.

Spanjolli tregoi gjithashtu se sezoni 2024, sipas të gjitha gjasave, do të shërbejë si lamtumira e tij nga tenisi.

"Ambicia ime është të ndalem për t'i dhënë vetes një mundësi për të shijuar vitin e ardhshëm. Viti i ardhshëm ndoshta do të jetë i fundit në garimin tim profesional”, tha Nadal.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?