Rafa Nadal

Rafa Nadal ndalet sërish nga dëmtimi, njofton tërheqjen nga dy turne

2 Mars 2023, 19:04
  • Share

Rafael Nadal lajmëroi tërheqjen nga turnetë e Indiana Wells dhe Miami Open për shkak të një dëmtimi fizik. 22 herë fituesi i Grand Slameve ka një problem serioz në kofshën e majtë, që e ka penguar atë që të japë më të mirën në fushë që nga turneu i Australian Open.

36-vjeçari spanjoll  njoftoi vendimin në kanalet e komunikimit, teksa është fokusuar në rikuperimin e plotë. Duket se veç turneve më sipër, Nadal nuk do mund të jetë pjesë as në Miami Open, teksa ka marrë pjesë për herë të fundit në 2017.

Objektivi i spanjollit do të jetë që të jetë në formën më të mirë fizike në French Open, që nis në fund të muajit maj. Nadal e ka fituar Roland Garros 14 herë në karrierën e tij.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?