Foto ilustruese

Radio Televizioni Publik i Italisë do të 'flasë shqip', së shpejti program kushtuar Arbëreshëve

10 Tetor 2023, 17:53| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 18:32

  • Share

Në Radio-Televizionin publik italian Rai, së shpejti do të flitet arbërisht. Televizioni do të ofrojë programacion në gjuhën shqipe të arbëreshëve.

Kjo falë miratimit të rezolutës nga Parlamenti Italian, përkatësisht nga Komisioni i Mbikëqyrjes së Shërbimit Publik, e cila në mesin e disa gjuhëve të pakicave etnike në Itali ka përfshirë edhe atë shqipe.

Ky propozim u prezantua nga senatori i “Forza Italia”-s, Maurizio Gasparri, e cila garanton që për pesë vjet e ardhshme, Radio Televizioni Italian të ofrojë program për arbëreshët që gjinden në Kalabri, Basilicata, Puglia, Molise, Campania, Abruzzo e Sicili.

“RAI, nënvizon rezoluta në nenin 9 të kontratës së shërbimit për të mbështetur integrimin, mbrojtjen dhe valorizimin e pakicave gjuhësore, kërkohet garantimi i prodhimit dhe shpërndarjes së transmetimeve radiotelevizive, si dhe përmbajtjeve audiovizive, në gjermanisht dhe latinisht për provincën autonome. Rajoni i Bolzanos, në gjuhën ladine për provincën autonome të Trentos, në sardineze për rajonin autonom të Sardenjës, në frëngjisht për rajonin autonom të Valle d’Aosta, në Friuliano dhe Sllovenisht për rajonin autonom Friuli-Venezia Giulia dhe në gjuhën shqipe për rajonin e Kalabrisë”, thuhet në rezolutë.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?