Kronikë

Radhë të gjata makinash në autostradën Tiranë-Durrës, trafik i rënduar për hyrjen në kryeqytet

29 Mars 2021, 18:28| Përditesimi: 29 Mars 2021, 19:18

  • Share

Fluksi i mjeteve që hyjnë në kryeqytet ka krijuar një trafik të dendur pasditen e sotme.

Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në autostradën Tiranë-Durrës, duke krijuar shumë trafik për hyrjen në kryeqytet. Siç shihet edhe nga pamjet vargu i automjeteve arrin deri tek QTU-ja.

Shkak për trafikun bëhen punimet për ndërtimin e mbikalimit tek sheshi ‘Shqiponja’, ndërkohë që shumë shpejt pritet që të hapet tunelin nr.3 që do të lehtësojë shumë trafikun.

Pavarësisht masave të policisë, në hyrje të autostradës janë krijuar radhë të gjata makinash, për shkak të lëvizjeve të shumta.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?