Radhë në Kapshticë/ Pala greke ka pezulluar punën që prej orës 12:00, bllokohen tre autobusë

10 Shtator 2020, 17:06| Përditesimi: 10 Shtator 2020, 18:36

  • Share

Qindra shqiptarë të cilët punojnë dhe jetojnë në shtetin Grek, që prej orëve të para të mëngjesit, kanë mbetur të bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Plotësimi i kuotës ditore prej 300 personash ka pala greke të ulë traun dhe të pezullojë punën.

Shqetësimi kryesor i shqiptarëve të cilët sot nuk mundën të kalojnë në anën tjetër të kufirit, mbetet përfundimi i afatit të testit Covid dhe aplikimit online. Në tokën Shqiptare qëndrojnë të parkuar 4 autobusë, dy prej të cilëve sipas burimeve të Report Tv, janë pa udhëtarë, por qëndrojnë të parkuar për të zënë radhën.

Ndërkohë që vijon në pritje dhe një numër i ulët mjetesh private. Në tokën neutrale, burime bëjnë me dije se janë bllokuar tre autobusë. Kalimi i qindra shqiptarëve në anën tjetër të kufirit pritet të ndodhë ditën e nesërme, në orën 6 të mëngjesit, sipas të gjitha rregullave dhe procedurave përkatëse.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Demokrati: 10/09/2020 19:07

    Po le te rrijne ne kufi dhe te presin.Dogana greke zbaton rregullat e vendosira nga qeveria e tyre.Une diçka nuk e kuptoj pse duhet te jepet ky lajm dhe c'far vlera ka ? Kuota eshte 300 persona dhe ate ka bere dogana greke ,pra ç'do gje konform rregullave. Ata qe rrine e presin ne kufi do te kalojne neser dhe teprica mbas 300 vetave do te kalojne pasneser dhe ditet e pastajme.Rregullat jane rregulla dhe duhet te mesohemi.

    Përgjigju
    • Staplerfahrer: 10/09/2020 19:21

      Msou ti me rreglla se ne s'dum

  • Albi: 10/09/2020 18:48

    Mir e kena ne shqiptare se shkatrrum uzina fabrika zhdogja, dhe sote jena ba hamajte e botes dhe po tallen me ne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?