VIDEO/ Fluks automjetesh në pikën e kalimit kufitar në Morinë! Shoferët për Report tv: Radhë për të kaluar në Kosovë

8 Mars, 16:20| Përditesimi: 8 Prill, 17:30

  • Share

Pasditja e sotme shënoi një fluks të lartë qytetarësh e mjetesh në kufirin Shqipëri-Kosovë.

Vargu i gjatë i automjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës bënë që shumë qytetarë të presin 20 apo me shumë minuta për të kaluar kufirin. 

“Kemi pritur 15 minuta”, tha një shofer.

“Kemi ardhur me traget nga Italia, kemi zbritur në Durrës. Nuk e kuptoj pse ka fluks. Po më duket pa lidhje kjo pritje dhe mundet me pas procedura më të shpejta”, shtoi një tjetër qytetar, për Report Tv.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?