Radhë e gjatë automjetesh në Qafë Thanë, ka mungesë të personelit nga pala maqedonase

21 Dhjetor 2023, 20:13| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 22:35

  • Share

Radhë e gjatë automjetesh është raportuar këtë të enjte në pikën e kalimit Qafë Thanë që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë.

Sipas informacioneve nga policia kufitare bëhet e ditur se fluksi është në palën maqedonase në hyrje të Shqipërisë.

Fluksi vjen për shkak se qytetarë kryesisht nga zona e Prrenjasit, Librazhdit shkojnë të bëjnë pazare në Maqedoninë e Veriut dhe kthehen brenda ditës. Gjithashtu bëhet e ditur se pala maqedonase punon me staf të reduktuar.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?