Radhë dhe fluks për abone studenti! Bashkia për Report Tv: Do e marrin të gjithë studentët, sportelet do të punojnë me orare të zgjatura

31 Mars 2023, 16:34| Përditesimi: 31 Mars 2023, 16:45

  • Share

Të gjithë studentët do të kenë mundësinë të pajisen me abone pasi sasia e tyre është e planifikuar që të plotësoje të gjitha kërkesat.

Në pikat e tregtimit të aboneve këtë të premte është vërejtur radhë dhe fluks të studentëve që nxitojnë ta tërheqin. Por në një reagim për Report Tv Bashkia e Tiranës sqaron se pikat e shpërndarjes do qëndrojnë te hapura me orare te zgjatura deri ne pajisjen dhe plotësimin e të gjithë studentëve me abone studenti që jepet falas.

Studentët duhet të kenë me vete kartën e studentit gjatë paraqitjes në pikat e shpërndarjes dhe në çdo moment do të mund të pajisen me abone.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?