Fluks në Kapshticë e Kakavijë, punohet me procedurë të përshpejtuar

14 Gusht 2022, 09:37| Përditesimi: 14 Gusht 2022, 12:41

  • Share

Mëngjesin e ditës së sotme është shënuar sërish fluks të ardhurish në doganën e Kakavijës dhe Kapshticë. Fluksi i qytetarëve drejt Shqipërisë, ka bërë që autoritet të punojnë me procedurë të përshpejtuar, në mënyrë që qytetarët të mos presin në radhë, por verifikimi i dokumentacionit të bëhet sa më shpejt.

Dyndja e emigrantëve që po kthehen drejt atdheut, ka rritur radhët e automjeteve edhe në doganën e Kapshticës. Momentalisht pala Shqiptare po punon me 4 sportele në hyrje të vendit dhe 2 në dalje të tij. Ndërsa pala greke po punon me 4 sportele në dalje të shtetit helelen. 

Edhe ditën e djeshme ka pasur fluks dhe radhë në hyrje të Shqipërisë në Kakavijë dhe Kapshticë. Konkretisht, për datën 13 gusht në Kapshticë, kanë hyrë 7475 shtetas dhe kanë dalë 3686. Në Qafë Thanë, kanë hyrë 4707 dhe kanë dalë 3285 shtetas të huaj dhe shqiptarë.
 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 14/08/2022 10:19

    Eshte teper e qarte, drejtuesit e Policise Kufitare Shqiptare ne te dyja pikat jane totalisht te paafte dhe nuk dine te krijojn mardhenie me palen Greke, pasi i kategorizon nje injorance e theksuar, si pasoj ne momentin qe nuk di te mbash mardhenie te mira me koleget fqinj, pasojat i kane qytetaret ne kurriz, .. Ta shohin shefat kete gje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?