Radha në Durrës, qytetarët: Nuk jemi vetëm për patentën! Kemi që në 7 të mëngjesit këtu, prej 3 ditësh s'po mbarojmë dot punë

27 Shkurt 2023, 13:38| Përditesimi: 27 Shkurt 2023, 16:08

  • Share

Dhjetëra qytetarë në Durrës janë dyndur për të rinovuar patentën ose për të plotësuar formularin që të bëjnë kursin për lejën e drejtimit me çmim të lirë. Disa thonë që nuk janë vetëm për patentën, por edhe për pasaportën.

“Erdha për rinovim patente. Kam 2 orë që pres. Nuk i futem rritjet të çmimit të patentës, por nuk ka pse të bëhet kështu. Po pres po nuk e di a do mbaroj apo jo punë. Më mirë të marrin në telefon e të thonë do paraqitesh filan datë dhe duhen këto dokumente.

Kam ardhur për të rinovuar patentën. Kam 2 orë që pres. Kjo situata ka 4-5 ditë kështu. Të dalin 10 doktorë e të mbarojë punë populli.

Kam që pardje të premten dhe nuk kam mbaruar ende punë. Kam që në 6 të mëngjesit këtu. I ngatërrojnë numrat, japin të njëjtët. Të shtojnë sportele e të punojnë sa më shpejt.

Kemi që në 7 të mëngjesit këtu. Kemi 3 ditë që nuk po mbarojmë punë. Vij për të nxjerrë pasaportën”, thanë banorët në Durrës.


Lajmi kryesor:

Fluks për të kapur 'patentën e lirë', dyndje qytetarësh pranë mjekëve specialistë në Elbasan dhe Durrës! Ngjiten mbi kangjella vetëm për të plotësuar formularin (VIDEO)


A.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?