Kronikë

Ra nga pema duke vjelë fiq, humb jetën 17-vjeçarja në Lushnje

20 Qershor 2021, 21:19| Përditesimi: 20 Qershor 2021, 21:36

  • Share

Një 17-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga pema ku kishte hipur për të vjelur fiqtë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:20  në fshatin Thanasaj në Lushnje.

17-vjeçarja K.Q. ka qenë duke vjelë fiq dhe ka rënë nga pema, rrëzim që i ka marrë asaj jetën. Edhe pse ajo është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët duket se ka qenë tepër vonë pasi e reja ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Durrësit.

Familjarët fillimisht e kanë nisur të renë në spitalin e Rrogozhinës si pikën më të afërt, por mjekët e kanë nisur atë drejt spitalit të Durrësit asi kërkonte mjekim të specializuar. Gjatë rrugës adoleshentja nuk ka mundur të mbijetojë duke humbur jetën.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?