Djali i ri që ra nga lartësia

Bota

Ra nga një pallat i lartë mbi një makinë në Nju Xhersi, i riu shpëton mrekullisht dhe menjëherë pyet: Çfarë ndodhi?

8 Tetor 2021, 09:49| Përditesimi: 8 Tetor 2021, 09:52

  • Share

SHBA- Një ngjarje e pazakontë që për sytë e kalimtarëve ishte një mrekulli u shënua në Nju Xhersi. Mëngjesin e djeshme, një djalë i ri ra nga pallati i lartë në të cilën ndodhej mbi një “BMw” dhe fatmirësisht mbijetoi.
Sipas personave që ndodheshin pranë makinës në momentin e incidentit, djali ngriti kokën disa sekonda pasi u përplas mbi makinë dhe pyeti i habitur “Çfarë ndodhi”?

Megjithëse djali mbijetoi, siç shihet edhe nga fotografia e publikuar, fytyra e tij u mbulua me gjak për shkak të dëmtimeve nga xhamat si dhe krahu i tij pësoi një goditje shumë të fort.

“Dëgjova një bum të madh dhe nuk mendova se ishte një person në fillim. Djali u përplas dhe filloi të bërtiste, krahu i tij u shtrembërua i gjithi”, tha një person që pa skenën për mediat lokale.

Unë po mendoja me veten ‘O zot’. U trondita shumë”, tha një tjetër.

Fatmirësisht djali shpëtoi mrekullisht dhe po merr shërbimin e nevojshëm mjekësor.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?