5-vjeçari që u gjet i pajetë në pus

Katër ditë nëntokë, 5-vjeçari maroken gjendet i vdekur! Momenti kur ekipi i shpëtimit nxjerr Rayan-in nga pusi (VIDEO)

5 Shkurt 2022, 22:40| Përditesimi: 5 Shkurt 2022, 22:41

  • Share

Një 5-vjeçar maroken i cili kishte rënë në një pus katër ditë më parë në fshatin Ighran të Afrikës Veriore, është nxjerrë sot i pajetë nga ekipet e shpëtimit. Ngjarja shkaktoi një reagim të madh në rrjete sociale ndërsa qindra njerëz u mblodhën në vendngjarje.

Sipas BBC, i mituri kishte rënë në 32 metra thellësi në pus ndërsa ka qenë e vështirë ndërhyrja më herët për shkak të rrëshqitjes së dherave.

Mediat e huaja kanë publikuar edhe pamjet kur Rayan 5-vjeçar nxirret nga pusi.

Mediat marokene raportuan më herë se specialistët hynë në tunel me shpresën se i mituri mund të nxirrej i gjallë, por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?