Zëvendës Presidenti amerikan Mike Pence së bashku me bashkëshorten e tij Karen do të testoheshin për koronavirus. Lajmin e bëri me dije vetë zv/ Presidenti gjatë një konference për shtyp. Pence do të testohet pas dyshimeve se një nënpunës i zyrës së tij ishte testuar pozitivisht.
Në komunikatën e ditës së sotme, Pence tha se më shumë se 195,000 amerikanë janë testuar për virusin. Ai vuri në dukje se numri nuk përfshin spitalet e qarqeve ose laboratorët e kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin. Sipas tij, deri tani, vetëm 19,343 teste janë rikthyer pozitive.
Katie Miller, sekretarja për shtyp e numrit dy të administratës amerikane në një prononcim të saj më herët u shpreh se: “Presidenti Donald Trump dhe nënpresidenti Mike Pence nuk kanë pasur kontakte të ngushta me këtë person”.
Të ndodhur në kushtet e një krize shëndetësore, presidenti Trump është shprehur se Kongresi është afër arritjes së një marrëveshje për një propozim, për faturën e ardhshme të stimulit për t'u marrë me pandeminë. Sot, negociatorët e kongresit dhe të administratës hynë në një ditë të rëndësishme në përpjekjen për të vendosur më shumë se 1 trilion dollarë stimul urgjent në një ekonomi mahnitëse. Një lëvizje e tillë në kuadër të emergjencës shëndetësore do të kryhej me një konsensus, por ekzistonin ende disa pengesa të vogla me projektin që duheshin zgjidhur.
Lajmi kryesor: