Foto ilustruese

Ra aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit, dëmtohet rëndë 22-vjeçari në Tiranë

13 Korrik 2023, 14:26| Përditesimi: 13 Korrik 2023, 14:28

  • Share

Një i ri është dëmtuar, pasi ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme. Momentalisht ai është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën "Muhamet Deliu", ku dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i 3-të i pallatit 22-vjeçari me iniciale F. D.

Për pasojë ai është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?