Ra në kontakt me korrentin, vdes një person te Bregu i Lumit! Një punëtor bie nga pallati në ndërtim

9 Qershor 2020, 15:21| Përditesimi: 9 Qershor 2020, 15:26

  • Share

TIRANE-Një person ka ndërruar jetë mesditën e sotme pasi ra aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas policisë, rreth orës 14:45 te “Bregu i Lumit”, një person ende i paidentifikuar, dyshohet se aksidentalisht ra në kontakt me rrymën elektrike ku për pasojë ndërroi jetë. Trupi i viktimës është dërguar në morg.

Ndërkohë po mesditën e sotme rreth orës 14:20 tek Ish-dogana, ra nga lartësia e një pallati në ndërtim R.K., 59 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?