'Qyteti kishte nevojë për këtë adrenalinë', Dede pas përmbysjes së 'çmendur' të Elbasanit! Trajneri i Apolonisë: Ndikoi arbitri

25 Shtator 2023, 12:11| Përditesimi: 25 Shtator 2023, 15:44

  • Share

Një fitore karakteri për të udhëhequr Kategorinë e Parë. Me përmbysjen 3-2 me në supersfidën kundër Apolonisë, Elbasani konfirmon veten si pretendent kryesor për tu ngjitur në Superligë.

Teksa fierakët udhëhiqnin që në minutën e 6 me rezultatin 0-2, heroi për verdheblutë u bë Klevis Kasa, me dygolëshin e tij, teksa në minutën e 96 shënoi edhe rrjetën e fitores.

“Luftova deri në fund dhe ai arrita qëllimit që kërkoja; të ndihmoj ekipin duke e çuar te fitorja. Si gjithmonë, në çdo ndeshje si në transfertë ashtu edhe në shtëpi, i kemi tifozët pranë. Për këtë i falënderoj shumë nga zemra,”-u shpreh Klevis Kasa, futbollist i Elbasanit.

Lumturinë për përmbysjen ‘e çmendur’ nuk e fshehu as trajneri Nevil Dede, ndërsa te Apolonia ishin të pakënaqur me arbitrin.

“Skenari është i bukur për tifozët, sepse ka edhe adrenalinë, por për ne që vuajmë dhe për lojtarët duhet që herë tjetër të mos e nisim në këtë mënyrë. Jam krenar për këtë skuadër dhe me atë që po bëjnë krenar janë edhe tifozët. I kanë dhënë adrenalinë krejt qytetit,”-tha Nevil Dede, trajner i Elbasanit.

“Ky është futbolli, rezultatet mund të përmbysën. Ndikuan edhe disa vendime të arbitrit që na e vështirësuan shumë lojën. Pa i hequr meritat Elbasanit që ka një ekip shumë të mirë dhe të organizuar. Pas kësaj humbje na mbetet të punojmë më shumë dhe të shohim para,”-deklaroi Jeray Rodrigues, trajner i Apolonisë.

Pas 4 javëve kampionat Elbasani udhëheq Kategorinë e Parë bashkë me Bylisin që kanë grumbulluar nga 10 pikë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?