Qyteti i Vlorës me trafik të rënduar, shkak fluksi i turistëve nga trojet shqiptare

2 Gusht 2020, 13:18| Përditesimi: 2 Gusht 2020, 13:29

  • Share

Muaji gusht ka sjellë një numër të madh turistësh në qytetet bregdetare të Shqipërisë. Familje të shumta nga trojet shqiptare kanë zgjedhur bregdetin e Vlorës për të kaluar këtë fundjavë. Një pjesë e tyre i drejtohen bregdetit të Dhërmiut, Himarës dhe Sarandës, ndërsa një pjesë qëndrojnë në Vlorë.

Sipas raportimit të Shërbimit Policor të Qarkullimit Rrugor këtë të diel ka pasur një numër të lartë automjetesh, të cilat janë futur në qytet.

Kjo ka sjellë një trafik të rënduar të makinave në rrugët e qytetit. Numri i lartë i automjeteve që kanë hyrë në këtë qytet ka shkaktuar trafik edhe në akset kryesore të qytetit të Vlorës.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?