Përrenjasi pa treg, ushqimet shiten në rrugë mes tymit të makinave, kryebashkiaku: S'kemi fonde, presim nga partnerët

12 Prill 2022, 15:33| Përditesimi: 12 Prill 2022, 15:55

  • Share

Në bashkinë e Përrenjasit me 33 mijë banorë nuk ka asnjë treg pakice agro-ushqimor. Vezë, bulmet, fruta e perime ekspozohen në rrugë.

Ky është tregu i improvizuar i Përrenjasit.... ku çdo fundjavë fermerët dalin në rrugë për të shitur produktet jashtë çdo lloj kushti higjineo-sanitar.

"Kam 7 vite qe shes këtu nuk kemi as tezga asgjë. Asnjë kusht, jemi si në Mesjete! Kemi kërkuar në bashki, na thanë njëherë do ju çojmë tek 'miniera', por nuk u bë asgjë", shprehen tregtarët

Ndërsa qytetarët shprehen se ndërtimi i një tregu të ri është një premtim i pambajtur prej vitesh.

"Këtu kushte s’ka fare! Janë fryrë administratat me punonjës rrinë të gjithë në kafe dhe asnjë punë nuk bëjnë. Tregu patjetër që duhet të jetë në një vend të caktuar jo në rrugë", thanë blerësit.

I kontaktuar me telefon kryebashkiaku Nuri Belba tha se "Bashkia ka hartuar projektin për të ndërtuar tregun ushqimor dhe industrial para godinës së Bashkisë. Nuk kemi fonde të mjaftueshme, ndaj jemi në bisedime me disa partnerë për të mundësuar një pjesë të financimit. Presim ta realizojmë brenda vitit 2022".

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?