Qyteti i Beratit në ‘rilindje urbane’, Rama inspekton projektet që po zbatohen

8 Mars, 15:53| Përditesimi: 8 Mars, 22:00

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme projektet që janë në zhvillim e sipër në qytetin e Beratit, duke nisur që nga tregu i ri, rehabilitimi i sheshit kryesor deri tek parkimi, fasadat e ndërtesave e ura e re që pritet të ndërtohet.

Gjatë inspektimin, kreu i qeverisë shoqërohej nga Bledi Çuçi, drejtues politik i qarkut si dhe kryebashkiaku Ervin Demo, i cili tha se arritja më e madhe e bërë është rikthimi besimit të qytetarëve për zhvillimin e qytetit.

Rama e konsideroi qytetin si të rilindur pasi po vihen në zbatim një grup projektesh me rëndësi për qytetin, që nga sheshi kryesor mbi parkimin e madh publik, pedonalet e reja, rikualifikimi i ndërtesave, tregu i gjelbër me 120 vende për prodhimet e fermerëve, si dhe ndërhyrje të tjera të cilat pritet të përfundojnë të gjitha në të njëjtën kohë.

Ndërhyrjet u panë si tepër të domosdoshme nga kryeministri edhe për faktin se Berati si qytet i UNESCO-s, është një prej qyteteve me numrin e turistëve gjithmonë e më në rritje. Kujtojmë se vitin e kaluar numri i vizitorëve në qytet ishte mbi 800 mijë persona.

 

 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agronomi: 09/03/2024 12:24

    Mbillni Pemë Autoktone Mesdhetare,Ullinj,Dafina Shegëe Agrume!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?