Qytetari nxjerr bllof PD-në, ja si mashtroi me lajmin për bonusin e qirasë dhe ndihmat (VIDEO)

8 Shtator 2020, 19:10| Përditesimi: 8 Shtator 2020, 19:19

  • Share

Nik Prendi, qytetari nga Kombinati, për të cilin Partia Demokratike tha se nuk e kishte marrë bonusin e qirasë dhe nuk ishte ndihmuar nga Bashkia e Tiranës, shprehet në një video se pretendimi i PD-së nuk është i vërtetë, por se është trajtuar dhe ka marrë rregullisht, çdo muaj, bonusin e qirasë prej 180 mijë lekësh.

Familja e Prendit, banesa e së cilës pas disa fazash ekspertimi u cilësua me dëmtimin DS4 nga tërmeti i nëntorit 2019, jo vetëm ka marrë çdo ndihmë ligjore nga Njësia Administrative 6, por ka përfituar edhe ndihma ushqimore, logjistike dhe është trajtuar me bonusin e qirasë për t’i krijuar mundësinë e strehimit të përkohshëm.

VIDEO e publikuar nga PD

Komento

Komente

  • Toni: 09/09/2020 07:35

    O ju hangert mortja, shkuat dhe moret kete fakirin duke i bere presion dhe e detyruat te ndryshoje deklaraten...Turp per Bashkine. Po pse e moret ne interviste te zyrat e bashkise? Porokuroria te nisi hetimet per intervistuesin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?