Qytetari në Kavajë: Shkolla po, spitali po...Rama: Shyqyr një demokrat që numëron tamam, nuk harrove ndonjë

19 Nëntor 2020, 17:16| Përditesimi: 19 Nëntor 2020, 19:10

  • Share

KAVAJË- Kavaja është ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama ku inspektoi punimet për banesat e prekura nga tërmeti. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj bëri me dije se 1000 banesa individuale do të përfundojnë brenda 31 dhjetorit, teksa pjesa tjetër në muajin maj.

Në këtë takim Rama nuk i kurseu edhe ironitë për kundërshtarët e tij politik, edhe pse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë.

Qytetari: Shkolla po, spitali po, gjithçka perfekt
Rama: Shyqyr një demokrat që numëron tamam, nuk harrove ndonjë.  
Rama: Partia s'është mirë
Qytetari: Avash avash
Rama: Ka kohë

Rama pati edhe një bashkëbisedim me një qytetar i cili duket se ishte një socialist i 'thekur'.

Rama: Si je si dukesh?
Qytetari: Zoti mal të bëftë. Ti vjen e na viziton ne dhe lëshon rreze drite.
Rama: Po mbaron shtëpia ë?
Qytetari: Kur të mbarohet të mbarohet. Ti je artist. Unë nuk të tradhëtoj kurrë. Asnjëherë!
Rama: Për Vit të Ri do hyni brenda?
Qytetari: Edhe kurrë mos të hyj brenda, unë nuk të tradhëtoj asnjëherë.
Rama:Po jo mo jo

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?