Sali Berisha

Qytetari dixhital tallet me Berishën: Kunati i Veliaj do martohet të dielën në kalanë e Arbanës (Ajola është vajzë e vetme)

23 Maj 2020, 18:54| Përditesimi: 23 Maj 2020, 18:57

  • Share

Ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e sotme publikoi një postim të një qytetari dixhital, i cili thotë se kunati i kryetarit të bashkisë Tiranë Erion Veliaj do të organizojë ceremoninë e tij të martesës ditën e nesërme në Kalanë e Arbanës.

 “Lal Plehu mbi ligjet dhe udhëzimet e narkoshtetit! Për të tjerët ndalohen Dasma dhe martesat, Lal Plehu zgjedh Kalan e Arbanës për të martuar nesër kunatin. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Zoti Berisha,ai klyshi lali eri,marton nesër te kështjella konti në Arbanë kunatin e vet,dhe prandaj na bllokoi se zdo njerëz se i ka ndaluar dasmat po vet duan me bo kët, flm shpresoj ta publikosh tja plasim në fytyrë këtij shteti flliqësire, Rrespekte”, shkruan Berisha.

Por, nuk kaloi shumë dhe Berisha e fshiu postimin, duke kuptuar se Veliaj nuk ka kunat, pasi bashkeshortja e tij është vajzë e vetme.

Ndërkohë edhe portali i familjes Berisha e ka postuar menjëherë këtë “lajthitje dixhitale” me titullin “ Karantinë vetëm për qytetarët, kunati i Veliajt dasmë në kalanë e Arbanës”. 

Postimi i Berishës

Komento

Komente

  • Beu I koncert në vitin 1936: 24/05/2020 03:04

    Hahahaha keee rrjeeeedhur

    Përgjigju
  • KARAGJOZI: 23/05/2020 19:39

    O i shkreti ti o krimineli salhe si je katandis tsllen mileti me ty. Po gjaku dhe djersa e Shqiptarve të kan zën syt. Po prit se nuk dihet fundi jot. Je katandisur si karagjoz i falimentuar.

    Përgjigju
    • Hahaha: 24/05/2020 05:27

      Sala eshte bere me keq se grate e keqia

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?