Kronikë

Qytetari denoncon në Report Tv: Në plazhin e Livadhit janë derdhur ujërat e zeza, pushuesit dolën nga deti

3 Korrik 2021, 10:51| Përditesimi: 3 Korrik 2021, 10:57

  • Share

Një qytetar shqiptar ka denoncuar ditën e sotme në Report Tv se në plazhin e Livadhit në Himarë në det janë derdhur ujërat e zeza. Në videon e dërguar në Report Tv, denoncuesi pretendon se kanë qenë bizneset që kanë derdhur në det ujëra e zeza dhe deti më pas i ka nxjerrë ato në breg, ku lahen edhe pushuesit.

Pas kësaj situate denoncuesi shprehet se pushuesit dolën nga deti deri në pastrimin e tij, situatë që sipas tij ka zgjatur për rreth 40 minuta.

Foto nga Livadha

Komento

Komente

  • Tulla: 03/07/2021 16:24

    100 euro dita n hotel per ndyrsire.

    Përgjigju
  • Klement: 03/07/2021 13:31

    Keto ujerat e zeza derdhen nga anijet greke qe bejn Corfuz-Itali, per shume vite sepse asnjeri nuk i kontrollon. Kjo situata ka shume vite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?