Qytetarët u alarmuan nga shpërthimet në kantierin e Unazës së Madhe, policia: Janë çarë gomat e betonieres që preku telin e energjisë elektrike

14 Qershor 2023, 11:47| Përditesimi: 14 Qershor 2023, 11:56

  • Share

Disa shpërthime janë dëgjuar gjatë paradites së sotme në kantierin e punimeve për Unazën e Re të Tiranës, në rrugën Kinostudio-Fresk. Për pasojë disa banorë janë alarmuar nga zhurmat dhe kanë dalë të trembur nga shtëpitë e tyre.

Në një reagim për rastin, policia njofton se bëhet fjalë për shkëputjen e një teli të energjisë elektrike në vendin ku po kryheshin punimet dhe për pasojë ngarkesa ka çarë gomat e betonieres që ka qenë duke punuar.

Policia siguron banorët nuk kanë arsye për t’u shqetësuar për rastin në fjalë.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • artan: 14/06/2023 16:10

    makinat fluturese shqiptare .... mund ta shpjegoj njeri sesi gomat e betonieres kane prekur telat e korrentit?

    Përgjigju
    • Noc rroku: 14/06/2023 17:19

      Jemi në Tironë çdo Gjo bo vaki

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?