Qytetarët protestë para ministrisë së Shëndetësisë për mungesën e ilaçeve jetëshpëtuese: Mungon trajtimi për sëmundjet e rënda

16 Nëntor 2023, 18:42| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 19:31

  • Share

Qytetarët kanë protestuar mbrëmjen e sotme para ministrisë së Shëndetësisë për mungesën e ilaçeve jetëshpëtuese. Në derën e institucionit janë vendosur fletushka me shkrime të ndryshme nga qytetarët të cilët ankohen për mungesën e ilaçeve jetëshpëtuese në pavionin e onkologjikut.

“Tek onkologjiku 600 grave u mungon trajtimi për sëmundjen e kancerit. Nuk interesohet kush për çfarë ndodh në sistemin shëndetësor në Shqipëri. Ministret të mos merren me propagandën e facebookut, ku shkruajnë “shëndetësia falas, shëndetësia që duam”, realiteti është ndryshe, pyesni të afërmit në spitale. Nuk është kjo mjekësia që duam.

50 milionë lekë ka bërë tender ministria për mirëmbajtjen e makinave luksoze që ka. 20 milionë lekë për sistemin e ngrihjes dhe ftohjes. Patjetër që kjo duhet bërë por nuk mund të lihen vetëm fëmijët e prindërit që kanë nevojë për medikamentet jetëshpëtuese sepse nuk i sigurojnë dot në mënyrë tjetër”- u shpreh gazetari Osman Stafa i cili ishte gjithashtu i pranishëm në protestën para ministrisë së Shëndetësisë.

Qytetarët u shprehën se shumë prej këtyre medikamenteve, janë siguruar në mënyrë kontrabandë nga qytetarët të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda. 

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bim: 17/11/2023 08:19

    Mjeksia ne Shqiperi eshte per faqe te zese e ne proteste dalin 20 vet. Te ishin 20.000 do te ndryshon te diçka por kafegjinjt shqiptar nuk munden te çohen nga kafeneja e rakia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?